Politike

VIDEO e Bashës dhe Ballës/ Berisha: Dy qyqarë! Pse nuk takohen haptazi, të shkojnë në një kafe

Berisha u shpreh se Rama ka në dorë një video tjetër për Bashën, të cilën nuk e publikon por e mban peng për larje parash. 

12 Maj 2023, 12:39 Nga A.B
VIDEO e Bashës dhe Ballës/ Berisha: Dy qyqarë! Pse nuk takohen
Sai Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe një herë videon ku shfaqet Lulzim Basha dhe Taulant Balla. Në konferencën për gazetarët, Berisha u shpreh se Rama ka në dorë një video tjetër për Bashën, të cilën nuk e publikon por e mban peng për larje parash. 

'Ajo video nuk tregon asgjë të re, supervideo është dosja e Bashës që Rama e mban peng për larje parash. Unë të vetmin problem,.. pse nuk takohen haptaz, po fshehtas si qyqar. S'kam asnjë lloj komenti, janë pengje, të shkojnë kafe më kafe sa shkojnë skuatave'- tha Berisha.

lulzim basha sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll