Politike

Arrestimi i Belerit, paralajmërimi i Mitsotakis: Nëse Shqipëria do të futet në BE, ka detyrim të lirojë të burgosurin

Mitsotakis thekson se ngjarja është shumë e pakëndshme ndaj kërkon lirimin e menjëhershëm të Belerit.

12 Maj 2023, 12:57 Nga m.s
Arrestimi i Belerit, paralajmërimi i Mitsotakis: Nëse Shqipëria
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka komentuar arrestimin e kandidatit të "Bashkië Fitojmë", Fredi Belerit. Në një dalje për mediat, Mitsotakis thekson se ngjarja është shumë e pakëndshme, ndaj kërkon lirimin e menjëhershëm të Belerit.

Kreu i Qeverisë greke dërgoi një mesazh të drejtëpërdrejtë ndaj vendit tonë. Ai paralajmëron se nëse nuk lirohet Beleri, Shqipëria do ta ketë të vështirë afrimin drejt Bashkimit Europian.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himara dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek.

Dua t'i dërgoj një mesazh mikut tim, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme Bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

"Ka vetëm një rrugë: që Demokracia e Re të jetë e fuqishme në kutinë e votimit më 21 maj, nëntë ditë nga tani. Që edhe ne të dërgojmë një mesazh fuqie për të gjithë fqinjët tanë, se jemi një vend i fortë, ne jemi një vend me besim”, theksoi Mitsotakis.

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës.

Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

kyriakos mitsotakis fredi beleri zgjedhjet

Sondazh

Poll