Politike

Incidenti në Maliq, Edmond Spaho kallëzim penal në Prokurori pëe kryebashkiakun Topçiu: U premtoi fermerëve regjistimin e traktorëve në këmbim të votës

Mësohet se Spaho para Prokurorisë ka deklaruar se Topçiu u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.

12 Maj 2023, 12:54 Nga I.A
Incidenti në Maliq, Edmond Spaho kallëzim penal në Prokurori
Edmond Spaho

MALIQ- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për shit-blerje votash. Mësohet se Spaho para Prokurorisë ka deklaruar se Topçiu u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.

"Rrugës për në Vreshtas takova një traktorist të cilin nuk e njihja se kush ishte dhe si e kishte emrin dhe e pyeta përse iu kanë mbledhur. Ai mu përgjigj se na kanë njoftuar nga pushteti vendor që të vijmë megjithë traktorët në Vreshtas se do të bëhet regjistrimi i tyre dhe pajisja me targa i traktorëve tanë. Unë e pyeta se si do tjua bëjnë me lek apo falas dhe kush do tua bëjë. Ai mu përgjigj nuk e di se si do të bëhet me lek apo pa lek. Më pas e kam pyetur përsëri nëse kjo gjë kishte lidhje me zgjedhjet e të dielës? Ai mu përgjigj “sigurisht që kjo për këtë punë bëhet”, thuhet në kallëzimin e Spahos.

Spaho po ashtu ka treguar edhe përplasjen me kryebashkiakun Topçiu si dhe me deputetin socialist Ilir Pendavinji gjatë fushatës elektorale ditën e sotme.

“Te fusha kam hasur në një reagim fyes dhe ofendues nga personat të cilët shoqëronin kryetarin (Topçiun), të cilët mesa kuptova ishin funksionarë të ndryshëm, përfshirë edhe deputetin Ilir Pendavinji. Në këto kushte e kam quajtur hajdut votash dhe mashtrues. Në këtë kohë disa nga mbështetësit e tij më kanë goditur me dorën e djathtë dhe më kanë rrëzuar telefonin me të cilin po filmoja. Pavarësisht kësaj jam ulur në tokë dhe kam marrë përsëri telefonin dhe kam vazhduar të filmoj”, ka treguar Spaho.

 

 

 

 

 

edmond spaho gezim topciu

Sondazh

Poll