Bota

Lufta në Ukrainë/ NATO mund të hapë së shpejti një zyrë në Japoni

Ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi teksa ka njoftuar për hapjen e një zyre në Japoni, tha se pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme.

10 Maj 2023, 13:10 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ NATO mund të hapë së shpejti një
Yoshimasa Hayashi

JAPONI- Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë të NATO-s, e para e këtij lloji në Azi, tha ministri i Jashtëm i vendit për CNN. Ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi teksa ka njoftuar për hapjen e një zyre në Japoni, tha se pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme.

“Ne jemi tashmë në diskutime, por asnjë detaj ende nuk është finalizuar. Arsyeja pse ne po diskutojmë për këtë është se që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, bota (është) është bërë më e paqëndrueshme. Diçka që ndodh në Evropën Lindore nuk kufizohet vetëm në çështjen në Evropën Lindore, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në situatën këtu në Paqësor. Kjo është arsyeja pse një bashkëpunim mes nesh në Azinë Lindore dhe NATO-s (po) bëhet … gjithnjë e më i rëndësishëm”, - tha Hayashi.

Hapja e një zyre ndërlidhëse të NATO-s në Japoni do të shënonte një zhvillim të rëndësishëm për aleancën perëndimore mes thellimit të linjave të çarjes gjeopolitike dhe ka të ngjarë të tërheqë kritika nga qeveria kineze, e cila ka paralajmëruar më parë kundër një lëvizjeje të tillë.

Zyra ndërlidhëse në Japoni do të mundësojë diskutime me partnerët e sigurisë të NATO-s, si Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, mbi sfidat gjeopolitike, teknologjitë e reja dhe përçarëse dhe kërcënimet kibernetike, raportoi Nikkei javën e kaluar.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll