Bota

FOTOT- I biri kreu masakrën me 8 të vrarë! Arrestohet babai i 21-vjeçarit, Policia shtrin në tokë ish-pjesëtarin e ushtrisë Serbe

Babai i autorit të vrasjes masive, 55 vjeç akuzohet për përdhunim, mbajtje dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse.

10 Maj 2023, 11:38 Nga f.i
FOTOT- I biri kreu masakrën me 8 të vrarë! Arrestohet babai i
Pamje nga arrestimi

SERBI- Është arrestuar babai i vrasësit masiv Uros Blazic, të dyshuar për masakrën në Mlladenoc i cili vrau tetë persona dhe plagosi 13 të tjerë në Serbi. Mediat vendase raportojnë se babai i autorit të vrasjes masive, 55 vjeç akuzohet për përdhunim, mbajtje dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse.

FOTOT- I biri kreu masakrën me 8 të vrarë! Arrestohet babai i

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë ushtarake, një pushkë me optikë dhe një revole, një pistoletë , pushkë gjuetie dhe disa qindra copë municione të kalibrave të ndryshëm. Babai i arrestuar është ish-pjesëtar i Ushtrisë Serbe dhe është mbajtur në paraburgim deri në 48 orë. Djalit të tij, i cili dyshohet për vrasje të tetëfishtë, i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Kujtojmë se të premten e kaluar, 21-vjeçari U.B, i armatosur me automatik vë tjerë.rau tetë persona dhe la të plagosur 13 të tjerë. Ai u arrestua në një aksion policor, pas një kërkimi 9 orësh, i cili u gjet në fshatin Vinjishte në Kragujevc, ku fshihej në një kotec pulash në pronën e dajës dhe gjyshit të tij.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2023, 09:30 A.B

A na lejohet të përgjojmë?

Foto ilustruese Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli ...