Bota

Trupat e pajetë u gjetën në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani, policia kërkon emrat e 22 grave të vrara

Trupat e pajetë u gjetën në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani midis 1976 dhe 2019.olicia belge paraqiti shtatë raste, Gjermania gjashtë dhe Holanda nëntë. Shumica e viktimave ishin të moshës nga 15 deri në 30 vjeç. Pa ditur emrat e tyre apo kush i vrau, policia thotë se është e vështirë të përcaktohen rrethanat e sakta të vdekjes së tyre.

10 Maj 2023, 11:14 Nga f.i
Trupat e pajetë u gjetën në Holandë, Belgjikë dhe
Gratë e vrara

EUROPË- Policia në tre vende evropiane po kërkon ndihmë për identifikimin e 22 grave të vrara, emrat e të cilave mbeten mister. BBC raporton se trupat e pajetë u gjetën në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani midis 1976 dhe 2019.

Të ashtuquajturat njoftime të zeza, të lëshuara si pjesë e Operacionit Identifiko Me, zakonisht qarkullojnë brenda rrjetit të forcave policore të Interpolit në të gjithë botën. Të tre vendet përpunuan një listë me 22 gra dhe i kërkuan Interpolit të publikonte detajet. Policia belge paraqiti shtatë raste, Gjermania gjashtë dhe Holanda nëntë .

Shumica e viktimave ishin të moshës nga 15 deri në 30 vjeç. Pa ditur emrat e tyre apo kush i vrau, policia thotë se është e vështirë të përcaktohen rrethanat e sakta të vdekjes së tyre. Lista e plotë e disponueshme në faqen e internetit të Interpolit përfshin detaje rreth grave, fotografi të sendeve të mundshme identifikuese si veshje, bizhuteri dhe tatuazhe, dhe në disa raste, rindërtime të reja të fytyrës dhe informacione rreth rasteve.

Interpoli thotë se shpreson që nxjerrja e listës publike të këtyre njoftimeve të zeza do të ndihmojë në nxitjen e kujtimeve dhe inkurajimin e njerëzve që të dalin përpara me çdo informacion që mund të kenë.

 

22 gra te vrara

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2023, 09:30 A.B

A na lejohet të përgjojmë?

Foto ilustruese Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli ...