Bota

E pazakontë/ Lind foshnja e parë me tre prindër në Britani

Foshnja e parë me tre prindër në Britani ka lindur duke përdorur një procedurë novator IVF. Procedura MDT i lejon gratë të ndërrojnë mitokondritë e tyre të sëmura me mitokondritë e shëndetshme të marra nga veza e një gruaje të dytë.

10 Maj 2023, 11:06 Nga f.i
E pazakontë/ Lind foshnja e parë me tre prindër në Britani
Foshnja me tre prindër

BRITANI E MADHE- Një foshnjë ka lindur duke përdorur ADN-në e tre personave për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Dailymail raporton se shumica e ADN-së së fëmijës vjen nga dy prindërit e saj dhe rreth 0.1 për qind nga një grua e tretë, donatore.

Foshnja e parë me tre prindër në Britani ka lindur duke përdorur një procedurë novator IVF. Procedura MDT i lejon gratë të ndërrojnë mitokondritë e tyre të sëmura me mitokondritë e shëndetshme të marra nga veza e një gruaje të dytë.

Teknika e quajtur trajtimi i dhurimit mitokondrial (MDT), mbron fëmijët nga një grup çrregullimesh mitokondriale, duke përfshirë distrofinë muskulare, e cila mund të shkaktojë rritje të dobët, dobësi të muskujve, aftësi të kufizuara në të mësuar dhe vdekje të hershme. Këto sëmundje trashëgohen përmes defekteve në mitokondritë e nënës.

Sëmundjet mitokondriale janë të pashërueshme dhe mund të jenë fatale brenda ditëve apo edhe orëve pas lindjes. Disa familje kanë humbur shumë fëmijë dhe kjo teknikë shihet si e vetmja mundësi që ata të kenë një fëmijë të shëndoshë të tyren. Foshnjat me tre prindër, duke përdorur metoda paksa të ndryshme, kanë lindur tashmë edhe në vende të tjera, duke përfshirë Meksikën dhe Ukrainën.

foshnja me tre prinder

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2023, 09:30 A.B

A na lejohet të përgjojmë?

Foto ilustruese Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli ...