Bota

Iranianët të 'gjunjëzuar' para krizës ekonomike, shesin organet e tyre për të paguar faturat e për të ndihmuar familjen

Njerëzit po shesin veshkat, mëlçinë, për të mbështetur familjet e tyre ose për të paguar faturat mjekësore, duke marrë 7.000 deri në 15.000 dollarë për organ.

10 Maj 2023, 12:43 Nga m.s
Iranianët të 'gjunjëzuar' para krizës ekonomike,
foto ilustruese

IRAN- Iranianët po shesin organet e tyre, për shkak të varfërisë dhe krizës së thellë. Njerëzit po shesin veshkat, mëlçinë, kornenë, palcën e eshtrave, spermën dhe vezoret për të mbështetur familjet e tyre ose për të paguar faturat mjekësore, duke marrë 7.000 deri në 15.000 dollarë për organ.

Kanali i lajmeve me qendër në Uashington, Iran International citoi lajmet lokale duke thënë se ndërmjetësit brenda industrisë miliona dollarëshe, do të blinin organet për t'i dërguar në vende duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqinë dhe Irakun.

Tregu i zi tashmë është në lulëzim, e njerëzit ndodhur në pamundësi ekonomike, e shohin si një alternativë të mundshme shitjen e organeve.

Iranianët të 'gjunjëzuar' para krizës ekonomike,
Një tabelë ku lexon: Shiten dy veshka

Një person tha për gazetën lokale Jahan-e-Sanat: "Grupi im i gjakut është O negativ dhe unë jam 22 vjeç. Unë do të shes veshkën time për 10.000 dollarë". 

“Për shkak të problemeve financiare, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të shes veshkën. Nëse do mëlçinë time, do ta shes një pjesë të saj për 4.000 dollarë".

Në vitin 2018, u shfaqën raste për njerëz që prisnin në rrugët e Karaj për blerës, në veri të Iranit, shkruan DailyMail.

Iranianët të 'gjunjëzuar' para krizës ekonomike,

"Unë jam duke pritur për një klient", u raportua të ketë shkruar një grua në një tabelë kartoni ndërsa priste me një adoleshent të zbehtë dhe të sëmurë rreth 15 vjeç. "Do të shes veshkën time për të shpëtuar jetën e djalit tim."

Ndërmjetësit shpesh përdorin mediat sociale si një mjet marketingu, duke synuar njerëzit me organe për të shitur, të cilët mund të kenë nevojë për para.

Njerëzit mund të kërkojnë të blejnë foshnja të porsalindura në faqet e internetit. Iran Human Rights Monitor - një grup aktivistësh që punon në bashkëpunim me grupin opozitar, Këshilli Kombëtar i Rezistencës (NCRI), raportoi para pandemisë se punonjësit e spitalit Khomeini në Karaj po shisnin veshkat e tyre për të mbijetuar.

Në Iran, nuk është e paligjshme të shkëmbesh një organ kundrejt parave. Një raport i vitit 2022 vuri në dukje se ndërhyrja e vetme e qeverisë deri më tani në tregun e veshkave të Iranit, ishte vendosja e një çmimi minimal për të gjithë vendin.

Raporti vë në dukje se burrat kanë më shumë gjasa të dhurojnë veshkat e tyre në Iran. Situata ekonomike e Iranit është përkeqësuar nën presione të mëdha inflacioniste, ndërsa ende nuk e ka marrë veten nga pandemia dhe lufta në Ukrainë. /Dosja.al

 

iran krizë ekonomike organe

Sondazh

Poll