Bota

Amnistia pas dy vrasjeve masive në Serbi/ Vuçiç: Janë dorëzuar 3000 armë pa leje

Aleksandër Vuçiç deklaroi se deri më tani, janë dorëzuar 3000 armë dhe mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, në kuadër të aksionit të amnistisë për dorëzimin e armëve pa leje. Dorëzimi i armëve vjen pas dy sulmeve me armë në Serbi, ku mbetën të vrarë 17 persona.

10 Maj 2023, 12:11 Nga f.i
Amnistia pas dy vrasjeve masive në Serbi/ Vuçiç: Janë
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se deri më tani, janë dorëzuar 3000 armë dhe mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, në kuadër të aksionit të amnistisë për dorëzimin e armëve pa leje. Dorëzimi i armëve vjen pas dy sulmeve me armë në Serbi, ku mbetën të vrarë 17 persona. Ministria e Brendshme e vendit u kërkoi të dielën qytetarëve të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara ose do të përballen me dënimin me burg, shkruajnë mediat vendase.

“Ky është një lajm i mirë. Ne siguruam një prani të madhe të policëve në shkollë dhe reagimet janë pozitive, si nga prindërit ashtu edhe nga mësuesit. Mësuesit tani do të kenë më shumë të drejta, fëmijët nuk do të mund të torturojnë karriget e tyre, të sillen me arrogancë dhe ngacmim”,- u shpreh Vuçiç.

"Kur ke më pak armë, atëherë nuk ke çfarë të bësh. Mendoj se është një veprim i rëndësishëm dhe është mirë që filluam me të. E dija se do të kishte shumë që do të zemëroheshin, por kjo është mirë për Serbinë dhe ne jemi të gatshëm ta paguajmë këtë lloj çmimi politik”,-tha Vuçiç.

Në një deklaratë të ministrisë së Brendshme të Serbisë thuhet se ata që nuk e respektojnë urdhrin do të përballen me ndjekje penale dhe mund të dënohen me shumë vite burg. Individët që dorëzojnë armë, granata, municione dhe armë të tjera në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit nuk do të përballen me asnjë akuzë penale.

aleksander vucic

Sondazh

Poll