Bota

Serbia nuk gjen qetësi! Nxënësi i klasës së 6-të kërcënon me vrasje: Do ta provoj dhe unë nesër, çfarëdo të ndodhë, le të ndodhë

Djali me inicialet M.S., dyshohet se ka shkruar mesazhe kërcënuese për bashkëmoshatarët e tij

10 Maj 2023, 11:53 Nga m.s
Serbia nuk gjen qetësi! Nxënësi i klasës së 6-të
foto ilustruese

SERBI- Serbia duket se nuk po gjen qetësi. Pas masakrës në një shkollë fillore ku vdiqën 9 persona, një nxënës i klasës së gjashtë ka shkaktuar panik tek nxënësit e tjerë. Djali me inicialet M.S., dyshohet se ka shkruar mesazhe kërcënuese për bashkëmoshatarët e tij, pas ngjarjes së rëndë ndodhur pak ditë më parë në një shkollë, ku një 13 vjeçar i mori jetën 8 nxënësve dhe rojes së shkollës.

Kërcënimet janë zbuluar pasi mësuesi i shkollës ka raportuar në polici se një nxënës i klasës së gjashtë, shkroi një mesazh në grupin e nxënësve të shkollës në Viber: "Të paktën mund t'i kishte përdhunuar ata bastardë, ç'të keqe ka? Sinqerisht, ai donte të mbaronte lojën, do të provoj edhe unë nesër, çfarëdo të ndodhë, le të ndodhë", raporton "Blic".

Policia ka reaguar menjëherë, ndërsa bëhet fjalë për një vepër penale të shkaktimit të panikut dhe rrëmujës, dhe se ndaj tij rëndon një kallëzim penal.

Çfarë ndodhi në shkollën fillore në Beograd:

13-vjeçari i identifikuar si Kosta. K ekzekutoi me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore "Vladislav Ribnikar". Ai vrau rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati, dhe qëlloi me breshëri plumbash. Pas krimit të rëndë, ai u arrestua menjëherë nga policia serbe. /Dosja.al

serbi kercenim shkolle

Sondazh

Poll