Bota

Tensionet para zgjedhjeve në Turqi/ Autobusi i tij u sulmua me gurë, reagon Kilicdaroglu: Dua që të gjithë të jenë të qetë

Nga ana tjetër AKP ka denoncuar një sulm me armë në një kabinë zgjedhore në Gaziantep nga një grup i CHP-së, ku anëtari i këshillit bashkiak, Ersin Atar qëlloi me armë, duke lënë dy persona të plagosur. 

10 Maj 2023, 10:20 Nga f.i
Tensionet para zgjedhjeve në Turqi/ Autobusi i tij u sulmua me gurë,
 Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Kandidati për president në Turqi, Kemal Kilicdaroglu ka reaguar pas incidenteve të njëpasnjëshme vetëm pak ditë para zgjedhjeve në vend. Në një deklaratë pasi autobusi i tij u sulmua me gurë dhe posterat e Partisë Popullore Republikane u rrëzuan, Kilicdaroglu ka kërkuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë.

 “Dëgjojmë se disa persona do të dalin në rrugë natën e zgjedhjeve dhe do të veprojnë në mënyrë perverse. Nuk jam vetëm unë që e marr këtë informacion, por edhe drejtues të tjerë. Unë dua që të gjithë të jenë të qetë ”, -tha Kemal Kilicdaroglu, shkruan Protothema.

Nga ana tjetër AKP ka denoncuar një sulm me armë në një kabinë zgjedhore në Gaziantep nga një grup i CHP-së, ku anëtari i këshillit bashkiak, Ersin Atar qëlloi me armë, duke lënë dy persona të plagosur. 

Sipas Yeni Safak: “Një sulm i armatosur u krye nga një grup CHP kundër qendrës së votimit të AK Partisë në Gaziantep. Gjatë përleshjes që shpërtheu gjatë fushatës zgjedhore, anëtari i këshillit bashkiak të CHP-së, Ersin Atar qëlloi me armë. Dy personat që kanë mbetur të plagosur nga përleshja janë dërguar në spital”.

Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Erdogan rikandidon dhe sipas kompanisë së anketimit Areda është më i favorizuari dhe pritet të marrë 50,8% të votive. Kemal Kiliçdaroğlu, kandidati i bllokut kryesor të opozitës që duket se është edhe rivali më i fortë i Erdogan, mund të marrë 43,1% të votave. Dy kandidatët e tjerë janë Muharrem İnce, kandidati i vetëm pa mbështetjen e aleancës, i cili pritet të marrë 4.5% të votave. Sinan Oğan, një kandidat i ekstremit të djathtë, mbetet në kuotën e 1.6% të votave.

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2023, 09:30 A.B

A na lejohet të përgjojmë?

Foto ilustruese Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli ...