Bota

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi përplaset me kamionin, 52 të plagosur, 10 në gjendje të rëndë

Në aksident janë përfshirë një autobus polak dhe dy kamionë

10 Maj 2023, 12:12 Nga m.s
Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi përplaset me
foto nga aksidenti

GJERMANI- 52 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Brandenburg, në Gjermaninë lindore. Deri më tani raportohet se 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të fundit, në aksident janë përfshirë një autobus polak dhe dy kamionë. 

Një kamion që transportonte naftë dhe kishte si destinacion Berlinin, tentoi të ndryshonte korsinë dhe u përplas me një kamion tjetër, i cili humbi kontrollin u përplas kokë më kokë me një autobus me turistë polakë.

Konsulli polak në Berlin, Marcin Król, konfirmoi aksidentin me autobus polak në Gjermani, raporton "TVP WORLD".

“Aksident i autobusit polak në A12 drejt Berlinit. Sipas të dhënave paraprake janë plagosur 52 persona, të gjithë të rritur, mes të cilëve 10 në gjendje të rëndë. Nuk kam ende informacion në lidhje me shtetësinë e tyre”, shkroi konsulli në Twitter.

Aksidenti ndodhi disa dhjetëra kilometra përtej kufirit polak. “Një qendër operacionale policore është krijuar në provincën Lubusz për të koordinuar dhe shkëmbyer informacione me autoritetet gjermane”, shpjegoi ai.

Oficerët e policisë polake janë dërguar në vendngjarje, për të mbështetur operacionet e shpëtimit. /Dosja.al

gjermani aksident

Sondazh

Poll