Bota

E humbur prej disa vitesh, gjendet pistoleta e ish-diktatorit Pinochet në Kili

Arma ishte në posedim të një adoleshenti 15-vjeçar, i cili në përpjekje për t'i shpëtuar policisë gjatë një operacioni të premten në qytetin e Valvidia-s, e hodhi atë në të njëjtën kohë me një çantë të vogël me drogë në oborrin e shtëpisë.

10 Maj 2023, 10:22 Nga I.A
E humbur prej disa vitesh, gjendet pistoleta e ish-diktatorit Pinochet në
Augusto Pinochet

KILI- Një pistoletë që dikur i përkiste ish-diktatorit të vdekur të Kilit, Augusto Pinochet, u gjet dhe u konfiskua nga policia gjatë një operacioni për të luftuar trafikun e drogës në pjesën jugore të vendit të Amerikës Latine, njoftoi të martën zyra e prokurorit. Arma ishte në posedim të një adoleshenti 15-vjeçar, i cili në përpjekje për t'i shpëtuar policisë gjatë një operacioni të premten në qytetin e Valvidia-s, e hodhi atë në të njëjtën kohë me një çantë të vogël me drogë në oborrin e shtëpisë.

Policia sekuestroi pistoletën dhe arrestoi adoleshentin, i cili akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe tentativë vrasje. Gjatë marrjes në gjyq të adoleshentit, prokurorja Tatiana Esquivel zbuloi se pistoleta Beretta e kalibrit 380 ishte e gdhendur me fjalët "Augusto Pinochet U".

Emri i plotë i ish-diktatorit ishte Augusto Pinochet Ugarte. Arma u raportua e zhdukur në fillim të vitit 2014 në rajonin e kryeqytetit Santiago, rreth 870 kilometra larg vendit ku u gjet dhe sekuestrua.

augusto pinochet

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2023, 09:30 A.B

A na lejohet të përgjojmë?

Foto ilustruese Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli ...