Bota

Rrëmbehet 12 vjeçari në Turqi, autori e vret pasi nuk mori 400 mijë euro

Khaled Hayanked, djali i një argjendari sirian që jetonte në Mersin, u zhduk dje pasdite teksa po luante pranë pallatit ku jetonte.

10 Maj 2023, 10:06 Nga I.A
Rrëmbehet 12 vjeçari në Turqi, autori e vret pasi nuk mori 400
Polica turke

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë ku një 12 vjeçar u rrëmbye dhe u vra barbarisht. Mediat turke shkruajnë se autorët fillimisht kërkuan 400 mijë euro në këmbim të lirimit të tij por kur nuk arriti të merrte atë që donte, ata e vranë fëmijën. Khaled Hayanked, djali i një argjendari sirian që jetonte në Mersin, u zhduk dje pasdite teksa po luante pranë pallatit ku jetonte.

Menjëherë pas rrëmbimit një person ka telefonuar familjen e fëmijës dhe ka kërkuar një shpërblim prej 400 mijë eurosh, duke kërcënuar se nëse policia do të informohej, do ta vriste djalin. Pas telefonatës, familja e 12-vjeçarit ka njoftuar menjëherë policinë. Duke shqyrtuar provat e disponueshme si dhe pamjet e kamerave, policia ka dalë në përfundimin se 12-vjeçari nuk është larguar nga pallati ku banonte me familjen, duke i fokusuar aty hetimet. Fatkeqësisht, Haled u gjet i vdekur në bodrumin e ndërtesës i mbështjellë në një tapet.

khaled hayanked

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2023, 09:30 A.B

A na lejohet të përgjojmë?

Foto ilustruese Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli ...