Bota

“Do ta çonte në çerdhe, por e harroi në makinë”/ Prindërit e foshnjës që vdiq tentojnë të vetëvriten

Pas ngjarjes së rëndë babai 37-vjeçar ka tentuar të varej me kabllo televizori ndërsa nëna e foshnjës është hedhur nga ballkoni i spitalit.

10 Maj 2023, 10:05 Nga f.i
“Do ta çonte në çerdhe, por e harroi në
foto ilustruese

GREQI- Prindërit e foshnjës 5-muajshe të harruar në makinë, e cila humbi jetën nga asfiksimi në Artë kanë tentuar të vetëvriten. Pas ngjarjes së rëndë babai 37-vjeçar ka tentuar të varej me kabllo televizori ndërsa nëna e foshnjës është hedhur nga ballkoni i spitalit, shkruan Protothema.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve, 37-vjeçarit i cili po trajtohet në spitalin e Artës pas tentativës për vetëvrasje iu dha qetësues. Ndërkohë babai i foshnjës së ndjerë ruhet nga persona të departamentit të policisë lokale, pasi është arrestuar me urdhër të prokurorit të Gjykatës së Rrethit Arta, për vrasje nga pakujdesia.

Autoritetet janë në pritje të rezultateve të autopsisë së foshnjës për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën tragjikisht vogëlushja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi prindërit ishin nisur për punë, 27 vjeçarja ishte ndaluar për të puna e saj, ndërsa babai 37 vjeçar kishte foshnjën me vete për ta lënë në çerdhe dhe më pas të shkonte në punë. Por fatkeqësisht ai ka harruar që ta lërë vogëlushen në çerdhe, por ka shkuar direkt në punë ku ka parkuar dhe mbyllur makinën duke harruar se foshnja ishte e lidhur me rrip në sediljen e fëmijës. Ai doli dhe pa që fëmijën e kishte lidhur në makinë dhe e kishte harruar aty, por foshnja kishte humbur jetën. bebja ishte asafiksuar duke qëndruar për orë të tëra i mbyllur në makinë dhe kishte shkumë në gojë.

vdes foshnja ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2023, 09:30 A.B

A na lejohet të përgjojmë?

Foto ilustruese Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli ...