Bota

Sulm me thikë në një jetimore në Poloni, 1 e vdekur dhe 9 të plagosur

Një sulm me thikë ka ndodhur në një jetimore në Poloni, ku është vrarë një adoleshente dhe janë plagosur nëntë persona.

10 Maj 2023, 09:44 Nga m.s
Sulm me thikë në një jetimore në Poloni, 1 e vdekur dhe 9
foto nga vendngjarja

POLONI- Një sulm me thikë ka ndodhur në një jetimore në Poloni, ku është vrarë një adoleshente dhe janë plagosur nëntë persona.

Policia në qytetin qendror të Lodz tha se një burrë i mori jetën një vajze, në një sulm me thikë. Reuters shkruan se policia ka arrestuar agresorin, dhe po heton arsyet e sulmit, tha zëdhënësja Aneta Sobieraj për televizionin publik.

Fatkeqësisht si pasojë e këtij sulmi ka ndërruar jetë në vend një vajzë 16-vjeçare, ndërsa pesë persona janë shtruar në spital.

Katër nga të lënduarit janë trajtuar në vend. /Dosja.al 

poloni jetimore sulm me thike

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2023, 09:30 A.B

A na lejohet të përgjojmë?

Foto ilustruese Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli ...