Aktualitet

U kap me 100 kg kanabis, burg për 35 ditë këshilltarit të Vaut të Dejës, prokuroria: Provat e paqarta

1 Mars 2019, 14:53 Nga DOSJA
U kap me 100 kg kanabis, burg për 35 ditë këshilltarit të

SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg  për 35 ditë” për anëtarin e këshillit bashkiak të Vaut të Dejës, Don Dodani. (Lexo këtu)

Këshilltari i zgjedhur nga Aleanca Demokristiane  u arrestua dy ditë më parë me tre persona të tjerë me 100 kg kanabis në makinë. (Lexo këtu)

Përveç Dodanit, Gjykata ka vendosur burg pa afat edhe për tre personat e tjerë: Nardi Malaj 45 vjeç, Jozef Ndoci 34 vjeç dhe Aurel Tanushi 24 vjeç.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Jozef Ndoci dhe Nardi Malaj i kanë pranuar akuzat e Prokurorisë. Gjatë seancës pala mbrojtëse e të akuzuarit Ndoci tha se oficeri i policisë gjyqësore e kishte provokuar klientin e tij në kryejen e një vepre penale që nuk do të ishte kryer pa ndërhyrjen e tij. Sipas palës mbrojtëse, oficeri i ka kërkuar Nardi Malajt që të blinte lëndë narkotike dhe për këtë arsye kërkuan një masë më të lehtë, “arrest shtëpie”. Por Gjykata e rrëzoi kërkesën e tyre duke i lënë në burg pa afat.

Ndryshe nga Ndoci dhe Malaj, Don Dodani dhe Aurel Tanushi nuk e kanë pranuar akuzën. Për Dodanin, Gjykata kërkon të verifikojë provat shtesë sepse sipas saj provat e paraqitura nga Policia e Shkodrës ishin të paqarta.

Policia e Shkodrës arrestoi disa ditë më parë katër persona për “prodhim dhe shitje narkotikësh”. Të katër këta persona u arrestuan në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër. Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjetën 100 kilogramë marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra kanabisi. Ndërsa në shtëpinë e Dodanit u gjet 42 gram lëndë narkotike dhe fara.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurel tanushi don dodani jozef ndoci nardi malaj operacioni segmenti shkoder aurel tanushi don dodani jozef ndoci nardi malaj operacioni segmenti shkoder

Sondazh

Poll