Aktualitet

Media gjermane: A mund të mbahet një qeveri kur ka kontakte me kriminelët?

1 Mars 2019, 11:57 Nga DOSJA
Media gjermane: A mund të mbahet një qeveri kur ka kontakte me

Media gjermane “ZDF” ka raportuar së fundi për gjendjen e korrupsionit në vendin tonë. “Protestat kundër korrupsionit në Shqipëri” është titulli i kronikës ku theksohet se mijëra qytetarë shqiptarë por protestojnë kundër qeverisë Rama dhe po bëjnë thirrje për zgjedhje të lira. 

Pjesë e kronikës së ZDF-së është edhe protesta e banorëve të Astirit, në të cilët ata shprehen se do të ngelen pa banesa rreth 1000 familje.

Media gjermane thekson se shqetësuse në vend është çështja e korrupsionit dhe nxjerr edhe përgjigjimet e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. 

Në këtë kronikë ka edhe një pasqyrim të gjendjen politike në vend, që nga debatet në parlament, protestat dhe deri te djegia e mandateve.

 ‘Për Brukselin, Edi Rama quhet si e keqja më e vogël në politikën shqiptare. Prandaj ata po i kërkojnë opozitës që të tregohet e matur. Pyetja është nëse mund të mbahet një qeveri, anëtarët e së cilës kanë kontakte të ngushta me kriminelët?’, thuhet nga kjo media në fund të kronikës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e astirit korrupsioni ne vend vangjush dako zdf banoret e astirit korrupsioni ne vend vangjush dako zdf

Sondazh

Poll