Aktualitet

U plagos nga bandat famëkeqe e ’97-ës, Lleshaj rikthen në detyrë policin: I liruar e i harruar

1 Mars 2019, 14:00 Nga DOSJA
U plagos nga bandat famëkeqe e ’97-ës, Lleshaj rikthen në

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar sot se është rikthyer në punë polici Nebi Hyskaj, i plagosur gjatë trazirave të vitit 1997 nga bandat famëkeqe të asaj kohe.

Ministri Lleshaj tha se Hyskaj u plagos në ’97, dhe se u harrua nga policia e Shtetit.

“Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97, dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit.Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë”, shkruan Lleshaj.

Nebi Hyskaj u plagos në vitin 1997 gjatë një përballjeje me një grabitës. 3 punonjës të tjerë policie humbën jetën ndërsa Hyskaj ishte i vetmi i plagosur.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bandat e 1997 nebi hyskaj sander lleshaj bandat e 1997 nebi hyskaj sander lleshaj

Sondazh

Poll