Aktualitet

Eksplozivi tek pallati i gjyqtarëve, identifikohet autori i dyshuar (EMRI)

1 Mars 2019, 08:09 Nga DOSJA
Eksplozivi tek pallati i gjyqtarëve, identifikohet autori i dyshuar (EMRI)

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmë në lagjen Vasil Shanto në kryeqytet (Lexo këtu). Është shpallur në kërkim Arben Bardhi pasi dyshohet se ka vënë eksplozivin. 

Shpërthimi me telekomadë ndodhi në katin e dytë të një pallati, para banesës së Vasillaq Stavrit.

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin: A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Mbrëmë në darkë kryeqyteti u trondit nga shpërthim i fuqishëm, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz. Shpërthimi me telekomadë ndodhi në katin e dytë të një pallati. Mësohet se pallati është ndërtuar në vitet ’95-’96 njihet si i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi kanë banuar dhe banojnë funksionarë të drejtësisë.

(A.B/J.V/ Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bardhi eksplozivi në banesën e gjyqtarit vasillaq stavri arben bardhi eksplozivi në banesën e gjyqtarit vasillaq stavri

Sondazh

Poll