Aktualitet

100 kg hashash brenda Audi-t, arrestohen 4 persona në Shkodër, mes tyre anëtari i bashkisë së Vaut të Dejës (Emrat)

Policia në Shkodër ka sekuestruar 100 kilogramë hashash e cila ishte e fshehur në 7 thasë të zinj plamasi. Të arrestuarit janë Nardi Malaj, Dod Dodani, Jozef Ndoci dhe Aurel Tanushi. 
Featured image of article: 100 kg hashash brenda Audi-t, arrestohen 4 persona në Shkodër, mes tyre anëtari i bashkisë së Vaut të Dejës (Emrat) Foto nga arrestimi i një prej të akuzuarve
Përditësuar:

SHKODER- Në prangat e policisë së Shkodër në sajë të operacionit “Segmenti” kanë rënë 4 persona pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim droge. Në këtë aksion policia sekuestroi 100 kilogramë hashash e cila ishte e vendosur në 7 thasë të zinj plamasi  brenda makinës tip “Audi”, e cila  e parkuar në një pikë karburanti jo funksionale.

Të arrestuarit që ranë në prangat e policisë në aksin Lezhë-Shkodër janë Nardi Malaj, Dod Dodani, Jozef Ndoci dhe Aurel Tanushi. 

Dosja.al mëson se Dod Dodani, një nga të arrestuarit është anëtar i Këshillit të Bashkisë Vau Dejë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete, edhe katër telefonë celularë.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D. V. P Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një pune të mirëfilltë operative policore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) në qarkun e Shkodrës, u finalizua me sukses operacioni policor “SEGMENTI“ dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. M. 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, D. D. 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, J. N. 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe A. T. 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .

Arrestimi i shtetasve të mësipërm pasi në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, gjatë veprimeve hetimore në automjetin tip “Audi ” i parkuar në afërsi të një karburanti, brënda të cilit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Marijuanë e cila rezultoi me peshë 100 (njëqind) kilogram 67 gram.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të hetimeve në banesën e vjetër të shtetasit D. D.  është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike me peshë 222 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:100 kilogram e 289 gram lëndë e dyshuar narkotike, Marijuanë, 2 automjete dhe katër telefonë celularë.

Vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe destinacionin perfundimtar të kësaj linje trafiku të drogës.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

Shto Koment