Aktualitet

VIDEO për të mos u humbur/ Socialisti i ‘çmendur’ në Vlorë: Edhe në arkivol do votoj për Edi Ramën!

1 Mars 2019, 13:07 Nga DOSJA
VIDEO për të mos u humbur/ Socialisti i ‘çmendur’

Vlorë-Një qytetar i Vlorës ka bërë deklaratën që në fakt i çudit të gjithë. Rruga në lagjen tij është e pashtruar dhe shprehet i shqetësuar për këtë situatë por teksa pyetet nga gazetarja se për kë do të votojë ai shprehet me vendosmëri për Ramën.

“Tek kjo rrugë, shteti nuk ka bërë asnjë investim. Por për Edi Ramën votoj, edhe i vdekur në arkivol për Edi Ramën votoj. Rrugën ta shtrojë Edi, kam besim. Unë jam lindur dhe rritur këtu në këtë lagje dhe s’ka patur rrugë”, u shpreh ai.

Gazetarja Afrovita Hysaj e pyeti më tej: “Bashkinë e Vlorës në gjithë këto vite e ka pasur PS dhe prapë edhe pse se kanë bërë rrugën ti do votosh për të?”

Qytetari është përgjigjur: “Me atë jam, prapë me Edin, m’i prisni këmbë e duar prapë për Edin jam, dhe i kuq rri gjithmonë.”

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deklarata e qytetarit për ramën gazetarja afrovita hysaj vlore deklarata e qytetarit për ramën gazetarja afrovita hysaj vlore

Sondazh

Poll