Aktualitet

U vra në sy të djalit 10-vjeçar, vëllai i Martin Ndrecës tregon krimin: Si shpëtoi mrekullisht fëmija

1 Mars 2019, 09:18 Nga DOSJA
U vra në sy të djalit 10-vjeçar, vëllai i Martin

DURRËS- Vëllai i Martin Ndrecës, që u vra të dielën në Durrës, Arbeni ka hedhur dritë mbi krimin e rëndë. Sipas tij versioni që është dhënë deri tani në media ka shumë pasakatësi, pasi vëllai i tij nuk ka qenë në një tavolinë me autorin natën kur ndodhi krimi.

Arben Ndresa në një deklaratë të tijën tregon se natën kur vëllai i tij u vra ka qenë së bashku me djalin e tij 10-vjeçar, i cili ka parë të gjithë ngjarjen.  

Vëllai im atë natë ka qenë në të njëjtin lokal me viktimën në Durrës, por jo në të njëjtën tavolinë siç është thënë në media. Martini ka qenë bashkë me djalin e tij 10 vjeçar dhe me ca persona të tjerë. Sipas dëshmitareve aty kanë debatuar me njëri tjetrin dhe më pas autori është larguar. Martini ka qëndruar dhe 20 minuta në lokal dhe më pas ka marrë makinën dhe është larguar bashkë me djalin për të shkuar në shtëpi. Pak metra pa arritur tek banesa autori i ka dalë para dhe i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij. Martini ka zbritur dhe sipas djalit që ka qenë me të janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas konfliktit vëllai është nisur për të ikur, ndërsa autori ka shkuar tek makina dhe ka marrë armën.”, tregon vëllai i viktimës.

Më tej ai shton se djali i vogël ka qenë në sediljen e përparme të makinës së bashku me të atin dhe kur Ndue Zefi ka qëlluar ai ka ulur kokën dhe fatmirësisht ka shpëtuar.

“Pasi ka qëlluar, autori është afruar te makina pasi e ka parë që Martini kishte vdekur, është larguar me shpejtësi. Djali ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë nënës së tij për atë çfarë kishte ndodhur”, shton vëllai i viktimës, Arben Ndreca.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Martin Ndreca dhe Ndue Zefi, fqinj me njëri-tjetrin ndodheshin të dy në një lokal të lagjes, kur kanë nisur një debat mes tyre, që çoi më tej edhe në rrëmbimin momental të autorit, duke e ndjekur Martin Ndrecën deri tek makina, teksa ai ikte për në banesë, ku edhe e vrau.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet detaje nga krimi flet vellai i viktimes martin ndreca ndue zefi vrasja ne durres detaje nga krimi flet vellai i viktimes martin ndreca ndue zefi vrasja ne durres

Sondazh

Poll