Aktualitet

Policia sulmoi me gaz lotsjellësh protestuesit, Veliu letër qytetarëve: Ju kërkoj falje (VIDEO)

1 Mars 2019, 14:32 Nga DOSJA
Policia sulmoi me gaz lotsjellësh protestuesit, Veliu letër

Me anë të një letre Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka kërkuar ndjesë qytetarëve dhe bizneseve që u prekën nga gazi lotsjellës që u hodh nga policët ditën e protestës së opozitës.

Kanë qenë vetë punonjësit e policisë që kanë shpërndarë letrat nëpër biznese dhe klientë. Bëhet fjalë për protestën e 26 shkurtit që u mbajt nga Opozita para Parlamentit por gazi lotsjellës u shpërnda në të gjithë qendrën e qytetit.

Letra e plotë

Të nderuar Pronar Biznesi,

Në datë 26 shkurt, subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët, zhvilluan në territorin e jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë, një protestë.

Protestuesit tentuan të hynin në ambientet e brendshme te Parlamentit që po zhvillonte punimet, duke thyer kordonin e pare të Policisë dhe duke goditur me sende të forta punonjësit e saj. Policia e Shtetit u vendos ne kushtet e perdorimit për disa here të gazit lotsjellës, kjo ne perputhje me regulloren e shpërndarjes se protestuesve.

Policia e Shtetit ju kërkon ndjese nëse përdorimi i gazit lotsjelles ne proteste ka sjelle shqetësim për shendetin Tuaj, apo klienteve ne biznesin tuaj.

Jemi kudo dhe kurdohere prane e ne sherbim ndaj jush, duke mbrojtur jetën e pasurine tuaj.

Faleminderit per besimin, mbështetjen dhe bashkepunimin!

Vetem se bashku ndërtojmë nje ambient më të sigurt e të qete!

[sgallery url=”https://dosja.al/perdorja-e-gazit-lotsjelles-ne-protesten-e-26-shkurit-para-parlamentit-ardi-veliu-leter-bisneseve-dhe-u-kerkon-ndjese/”]

Protesta e opozitës u mbaj më 26 shkurt, dhe protestuesit çanë kordonin e policisë që ka rrethuar Kuvendin. Ata ju afruan hyrjes së Kuvendit dhe për t’i zbrapsur protestuesit, efektivët e policisë kanë duke hedhur gaz lotsjellës duke bërë që turma të tërhiqet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu gaz lotsjelles ndaj protestuesve protesta e opozites veliu ndjese bizneseve ardi veliu gaz lotsjelles ndaj protestuesve protesta e opozites veliu ndjese bizneseve

Sondazh

Poll