Aktualitet

Prokuroria kishte përgjimet telefonike si provë, i akuzuari është memec

1 Mars 2019, 12:08 Nga DOSJA
Prokuroria kishte përgjimet telefonike si provë, i akuzuari

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur të lirojë një 52-vjeçar pasi ishte i arrestuar në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”. 

Nga burgu është liruar Edmond Omeri i cili u vu në prangat e policisë mbi bazën e përgjimeve telefonike për emigrantët ilegal drejt SHBA dhe BE. 

“Ora News”  raporton se nga verifikimi i bërë në gjykatë duke iu referuar ekspertimit mjeko-ligjor rezulton se 52-vjeçari Omeri është memec.

Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantët dhe si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit. Gjatë operacionit ‘Rruga e gabuar’ u arrestuan 22 persona.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond omeri memec operacioni rruga e gabuar edmond omeri memec operacioni rruga e gabuar

Sondazh

Poll