Aktualitet

U largua me leje nga burgu dhe nuk u kthye më, policia arreston 35-vjeçarin

1 Mars 2019, 09:34 Nga DOSJA
U largua me leje nga burgu dhe nuk u kthye më, policia arreston

TIRANË- Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim pasi kishte marrë leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer më në qeli.

Sipas një njoftimi për mediat nga uniformat blu bëhet me dije se  i arrestuari ishte i dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, por që pas arrestimit atij do t’i duhet të vuajë më shumë vite në burg.

“Policia lokalizon dhe kap një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, lokalizuan dhe kapën, shtetasin në kërkim: L. C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë

Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë”, shkruan policia në njoftimin për mediat.  Arrestimi i 35-vjeçarit u bë nga shërbimet e Policisë në Komisariatit nr.3.

(a.b. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i te burgosurit arrestohet 35-vjecari burgu i peqinit arrestimi i te burgosurit arrestohet 35-vjecari burgu i peqinit

Sondazh

Poll