Bota

"E qëlloi rojen në kokë''/ Fëmijët e tronditur tregojnë çfarë ndodhi: Na drejtoi armën të gjithëve

Disa prej fëmijëve e kanë parë teksa ka qëlluar mësuesen dhe disa nga nxënësit. Një tjetër tregon se 14-vjeçari e qëlloi rojen në kokë dhe e pa teksa rrëzohej në tokë. 

3 Maj 2023, 12:20 Nga f.i
"E qëlloi rojen në kokë''/ Fëmijët e
Pamje nga vendngjarja

SERBI- Nxënësit e shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ku ndodhi vrasja masive e 9 personave kanë rrëfyer momentet tronditëse kur 14-vjeçari ka nisur të qëllojë po ndaluar, raporton Kurir.rs.

Disa prej fëmijëve e kanë parë teksa ka qëlluar mësuesen dhe disa nga nxënësit. Një tjetër tregon se 14-vjeçari e qëlloi rojen në kokë dhe e pa teksa rrëzohej në tokë. 

"Dëgjova të shtënat, disa studentë dolën menjëherë në korridor për të parë se çfarë po ndodhte. Në fillim mendova se po ndodhte jashtë. Të gjithë filluan të bërtasin, u bë një kaos, të gjithë filluan të vrapojnë, kur dola e pashë, ai erdhi dhe na drejtoi armën në të gjithëve" - tha mes lotësh një nga studentët e tronditur.

'Ai qëlloi mësuesen në klasë pastaj edhe miqtë e tij. Ai ka nota të larta dhe ne të gjithë e quajmë budalla",- thonë studentët e "Vladislav Ribnikar".

"Unë po ngjitesha në katin e fundit dhe pashë që roja u qëllua në kokë. Pashë rojen e sigurisë duke rënë në tokë. Fillimisht mendova se dikush po hidhte fishekzjarre,"- tha një nxënëse tjetër.

Nxënësit kanë terguar se 14-vjeçari shoqërohej me nxënësit e asaj klase dhe nuk e prisnin të kryente vrasjen masive.

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

vrasja ne serbi

Sondazh

Poll