Bota

Tetë vite burg për gazetarin kritik të qeverisë bjelloruse

Akuzat ndaj tij janë qartësisht të natyrës politike dhe variojnë nga “ekstremizmi” deri tek “përpjekjet për të marrë pushtetin”

3 Maj 2023, 12:34 Nga m.s
Tetë vite burg për gazetarin kritik të qeverisë bjelloruse
Roman Protasevich

BJELLORUSI- Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar me tetë vite burg gazetarin dhe aktivistin Roman Protasevich, bashkëthemelues dhe ish-drejtor i Nexta, një kanal Telegram që ishte në qendër të protestuesve gjatë protestave kundër regjimit në Bjellorusi të vitit 2020. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.

Akuzat ndaj tij janë qartësisht të natyrës politike dhe variojnë nga “ekstremizmi” deri tek “përpjekjet për të marrë pushtetin”, shkruan "Ansa". 

Protasevich u arrestua në vitin 2021, pasi autoritetet bjelloruse detyruan aeroplanin me të cilin ai po udhëtonte të zbarkonte në Minsk, për shkak të një frike me bombë që më vonë doli të ishte e rreme. /Dosja. al 

 

roman protasevich gazetar bjellorusi

Sondazh

Poll