Bota

Një ditë pas takimi në Bruksel/ Kurti shkarkon katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkarkuar nga detyra katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

3 Maj 2023, 09:15 Nga f.i
Një ditë pas takimi në Bruksel/ Kurti shkarkon katër
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

KOSOVË- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkarkuar nga detyra katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Dokumentin e shkarkimit Krasniqi e ka publikuar në rrjetin social Facebook, ku thekson se ekipi prej katër personash është pa status.

POSTIMI:

Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status. 

Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujicic, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkovic”, ka shkruar Krasniqi. Kryesuesja e liruar nga detyra, Danjela Vujçiç, është deputete e Kuvendit të Serbisë.

Ndryshe, dje (e martë) në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Aty është nënshkruar Deklarata për të Zhdukurit, ndërsa nuk është rënë dakord për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Aty, Kurti ka prezantuar vizionin e tij për Asociacionin", shprehet Krasniqi.

albin kurti asociacioni i komunave serbe në kosovë

Sondazh

Poll