Bota

Vuçiç vë 'kusht' pas takimit: Asociacioni të nënshkruhet sipas marrëveshjes 2013 e 2015

Ai ka theksuar se ishte e qartë që në momentin kur u prezantua versioni serb i drafti i statutit të Asociacionit, reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre, se nuk duan një Republikë Serbe në Kosovë, edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013

3 Maj 2023, 09:40 Nga f.i
Vuçiç vë 'kusht' pas takimit: Asociacioni të
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një deklaratë të bërë pas takimit me Kurtin është shprehur se pas raundit të sotëm të dialogut, është plotësisht e qartë se “Kosova nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj dhe të formojë Asociacionin dhe se dialogu tani është në një ngërç të madh. Sot arritëm te muri”, ka thënë ai në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të raundit të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel.

Ai ka theksuar se ishte e qartë që në momentin kur u prezantua versioni serb i drafti i statutit të Asociacionit, reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre, se nuk duan një Republikë Serbe në Kosovë, edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013. 

"Nuk ka asnjë pikë në draft që ka diçka që tashmë nuk jemi pajtuar apo nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015”,- tha Kurti.

Ai gjithashtu ka deklaruar se sa i përket formimit dhe statutit të Asociacionit, nuk po diskutohet për sistemin juridik të Kosovës, por për atë që tashmë jemi pajtuar duke thënë ose marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015 do të pranohet, ose ky është fundi i gjithçkaje.

aleksandë vuçiç takimi kurti-vucic

Sondazh

Poll