Bota

SHBA/ Shoferi 17-vjeçar humb kontrollin e mjetit, shpëton mrekullisht oficeri i policisë (VIDEO)

Ngjarja, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur në Virxhinia.

3 Maj 2023, 09:08 Nga m.s
SHBA/ Shoferi 17-vjeçar humb kontrollin e mjetit, shpëton
foto nga aksidenti

SHBA- Një mrekulli ka ndodhur në SHBA, ku një drejtues mjeti 17-vjeçar i cili ka humbur kontrollin e mjetit, për pak sa nuk i ka marrë jetën një oficeri të policisë.

Ky i fundit kishte ndaluar një mjet, dhe në ato momente po bisedonte me drejtuesin. Pamjet janë rregjistruar nga kamerat në rrugë. Rasti, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur në Virxhinia. Departamenti i Sherifit të Qarkut Fairfax thotë se përplasja filloi kur një oficer ndaloi shoferin e një BMW pak pas orës 11:30 të mëngjesit.

 

Në atë kohë, shoferi 17-vjeçar po udhëtonte drejt veriut në autostradë me shpejtësi të madhe kur humbi kontrollin, raportojnë mediat e huaja.

"BMW-ja u rrotullua, kaloi mesoren dhe goditi automjetin e anëtarit të komunitetit dhe më pas automjetin e oficerit", tha departamenti i policisë së qarkut. /Dosja.al

aksident ne shba

Sondazh

Poll