Aktualitet

La të vdekur fqinjin me 5 plumba, Zefi rrëfen motivet e krimit: Më shau nga gruaja e nëna, nuk durova dot

1 Mars 2019, 08:58 Nga DOSJA
La të vdekur fqinjin me 5 plumba, Zefi rrëfen motivet e krimit:

SHKODËR- Ndue Zefi i cili panoi autorisë e krimit që ndodhi në Durrës, ka rrëfyer arsyet që e çuan drejt kësaj vrasjeje. 37-vjeçari u shpreh para togave të zeza se e vrau fqinjin e tij Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Zefi tregon me detaje të gjitha momentet dhe fjalët që shkëmbeu me Ndrecën pak para vrasjes. “Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Unë isha në gjendje të dehur dhe i papërgjegjshëm. Tashmë që jam më i qetë, ndihem shumë i penduar për veprimin tim aspak normal. Historia është kjo: Unë punoj si shofer me një firmë. Atë ditë (të shtunën) kisha marrë rrogën. Nga pasditja shkova te lokali dhe po pija vetëm në një tavolinë. Pas disa orësh, në lokal hyri edhe Martini, me të cilin sikurse theksova, kishim njohje të vjetra që kur kishim jetuar në fshatin Adriatik të Laçit disa vite më pare,”– tregon si fillim Zefi.

Më pas ai vijon duke thënë se e kishte ftuar Ndrecën t’i bashkohej në tavolonë, por ky i fundit e kishte përbuzur duke e quajtur pijanec.

“Duke qenë se njiheshim, e ftova të më bashkohej në tavolinë, por ai nuk pranoi, madje më përbuzi. Aty nisi gjithçka. Unë i kërkova llogari në njëfarë mënyre, ndërkohë Martini, edhe pse konstatoi se isha në gjendje të dehur, vazhdoi të më përbuzte dhe ofendonte. Aty ndodheshin edhe persona të tjerë, me të cilët kishim njohje. Martini më shau nga nëna, motra dhe gruaja, s’më la gjë pa thënë. “Shko re pijanec, do ulem unë me ty, ti një copë shofer je, kurse unë biznesmen. Nuk e ul unë veten të rri me ty etj., etj.”. Në këto kushte, unë u preka shumë. Për më tepër, mbeta shumë i ofenduar. Ashtu sikurse isha në gjendje të dehur, shkova në shtëpi dhe mora armën. E prita aty në afërsi të shtëpisë.

 Në momentin që erdhi, i them pse më ofendove, të kisha ndonjë borxh? Ai prapë m’u kthye në të njëjtën mënyrë, duke më sharë nga njerëzit e familjes. Aty nuk durova dot dhe e qëllova disa herë, duke e lënë të vdekur në vend”, ka deklaruar Zefi për motivin, ndërsa sqaroi edhe momentin e arratisjes dyditore.Pas ngjarjes mora makinën dhe doja të ikja në Greqi. Pa arritur në Fier, hodha armën dhe më pas shkova në Gjirokastër. Desha të kaloja kufirin, por kisha frikë mos ishte lajmëruar Policia dhe më arrestonin në Kakavijë. Kështu, u ktheva mbrapa,”- vijon më tej Zefi.

Në fund i akuzuari për vrasjen e 45-vjeçarit tregon momentet e vetëdorëzimit në polici.

“Shkova në Shkodër për të kaluar në Malin e Zi, por edhe aty mendova të njëjtën gjë, pasi Policia e Durrësit më kishte shpallur në kërkim dhe detyrimisht ishin lajmëruar pikat kufitare. Në këto kushte, e pashë vetën ngushtë sepse nuk u largova dot nga Shqipëria. Vendosa të vetëdorëzohem. Shkova në komisariat dhe tregova gjithçka,”- ka përfunduar ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, në zonën e ish-kënetës. Ndreca u qëllua me 5 plumba nga Zefi duke mbetur i vdekur në vend, pas një konflikti që patën në lokal, siç tregohet dhe vetë në dëshminë e Zefit. (Lexo këtu) Ky i fundit u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës mëngjesin e 26 shkurtit ku pranoi edhe autorësinë e krimit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres martin ndreca ndue zefi vrasja ne durres durres martin ndreca ndue zefi vrasja ne durres

Sondazh

Poll