Aktualitet

Lubonja: Ndërkombëtarët nuk mbështesin procesin demokratik nga frika e një destabilizimi (VD)

1 Mars 2019, 08:45 Nga DOSJA
Lubonja: Ndërkombëtarët nuk mbështesin procesin demokratik

Tiranë-Mbrëmjen e djeshme  në emisionin “Të Paekspozuarit” analisti Fatos Lubonja deklaroi në lidhje me krizën politike në vend dhe për deklaratat e ndërkombëtarëve se stabiliteti në një vend është shumë i rëndësishëm.

Por Lubonja theksoi se në Shqipëri ka ndodhur kjo, që kryesisht ndërkombëtarët nuk kanë mbështetur procesin demokratik nga frika e një desatabilizimi.

“Stabiliteti është i rëndësishëm. Në Shqipëri ka ndodhur kjo,  që kryesisht ndërkombëtarët nuk kanë mbështetur procesin demokratik nga frika e një desatabilizimi. Roli i opozitës në këtë rast është që të rinë dhe të bisëdojë me ndërkombëtarët. Në një vend që të ketë demokraci duhet të funksionojë drejtësia.

Do të funksiononte te Astiri, te skandalet, te vendimet që merr Rama për të prishur teatrin. Nuk do të kishte fare nevojë për protesta, do të hapeshin proceset gjyqësore dhe duhet të jepte dorëheqjen ai që mban pushtetin. Kështu do të kishte stabilitet në vend. Prirja është që këtu në vendin tonë ka një tendencë që të kontrollohen të gjitha pushtet dhe Rama këtë gjë e çon në ekstrem”, u shpreh Lubonja.

Delegacioni i PE-së deklaroi një ditë më parë se politika shqiptare duhet t’i zgjedhë vetë problemet e saj dhe se nuk ka vend për qeveri tranzitore. Nga ndërkombëtarët u theksua se zgjedhjet e 2017 ishin korrekte dhe legjitime. (lexo këtu)

Video marrë nga Ballkan web

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve fatos lubonja kriza politike nderkombetaret djegia e mandateve fatos lubonja kriza politike nderkombetaret

Sondazh

Poll