Art&Argëtim

Bebe Rexha për kulturën shqiptare në ‘Rolling Stone’: Burrat hanë të parët, gratë trajtohen si të dorës së dytë

Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit nga nëna e Rexhës emigruan nga Evropa në kërkim të "një jete më të mirë".

27 Prill 2023, 18:23 Nga k.m.
Bebe Rexha për kulturën shqiptare në ‘Rolling Stone’:
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka dhënë një intervistë për "Rolling Stones", ku promovoi albumin e saj më të ri të quajtur, shkurt e thjeshtë: Bebe! Në rrëfimin e saj, ajo ka prekur edhe familjen e prindërit e saj duke u shprehur se mentaliteti i saj është që gjithmonë të marrë më të mirën, kjo sepse vjen nga rritja në një familje emigrantësh. Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babain e saj që emigroi në SHBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve '80, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit nga nëna e Rexhës emigruan nga Evropa në kërkim të "një jete më të mirë".

“Ata janë më paranojakë. Më të stresuar. Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime sepse kalojnë nëpër breza , por duhet të mësosh se si të tërhiqesh nga kjo. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave,”- thotë ajo për familjen e saj të ngushtë

Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në "Unë jam", të cilën e shkroi pasi Gjykata e Lartë rrëzoi Roe kundër ëade në ligjin për të drejtën e abortit. Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë që e sheh të rrënjosur në kulturën shqiptare.

“Mos më keqkuptoni, e dua kulturën time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë ndihem sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë. Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë 'në lojë' gratë,”-shtoi ajo. 

Megjithatë shtoi se pavarësisht kritikave, është krenare për origjinën e saj. 

bebe rexha

Sondazh

Poll