Art&Argëtim

Ndahet nga jeta JERRY SPRINGER, ylli legjendar televiziv vdes në moshën 79-vjeçare

Jerry drejtoi emisionin e suksesshëm "The Jerry Springer Show" për 27 vjet.

27 Prill 2023, 16:53 Nga A.B
Ndahet nga jeta JERRY SPRINGER, ylli legjendar televiziv vdes në
Jerry Springer

SHBA- Ylli legjendar i televizionit Jerry Springer ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Jerry "ka ndërruar jetë paqësisht" në shtëpinë e tij në Çikago, bëjnë të ditur familjarët. 

Sipas mediave, ai u diagnostikua me kancer disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua papritur këtë javë.

Jerry drejtoi emisionin e suksesshëm "The Jerry Springer Show" për 27 vjet. Përpara se të ishte pjesë e ekranit, ai ishte një politikan që drejtoi një fushatë për Kongresin Amerikan në vitin 1970, u zgjodh në Këshillin Bashkiak të Cincinnatit në vitin 1971 dhe u bë kryebashkiak i qytetit në 1977. 

Ndahet nga jeta JERRY SPRINGER, ylli legjendar televiziv vdes në

Por, Springer u bë një sensacion mbarëbotëror me shfaqjen e tij që debutoi në vitin 1991. Shfaqja e Jerry-t ishte aq e popullarizuar në fund të viteve '90, madje arriti në krye të Oprah Winfrey -t në disa qytete. 

Ai bëri një seri tjetër në televizion, me shfaqjen e tij "Judge Jerry", i cili u shfaq për 3 sezone. Dalja e fundit televizive e Jerry erdhi sezonin e kaluar në "The Masked Singer" ku performoi si "The Beetle", duke kënduar një klasik të Frank Sinatra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jerry Springer (@thejerryspringershow)

jerry springer

Sondazh

Poll