Art&Argëtim

Sharon Stone sulmon Kim Kardashian që vendosi të bëhej aktore: Ne e vlerësojmë artin tonë

Personazhi televiziv do të luajë në sezonin e ri të “American Horror Story” dhe ka pasur reagime.

27 Prill 2023, 15:57 Nga k.m.
Sharon Stone sulmon Kim Kardashian që vendosi të bëhej aktore: Ne
Sharon Stone dhe Kim Kardashian

SHBA- Njoftimi i Kim Kardashian për t'iu bashkuar sezonit të ardhshëm të "American Horror Story" shkaktoi mjaft bujë në komunitetin e aktrimit, ku shumë veta pyesin pse një personazh televiziv me pak përvojë në aktrim mori një rol kaq të lakmuar.

Aktorja e nominuar për Oscar, Sharon Stone kritikoi gjithashtu Kardashian, duke theksuar punën e palodhur dhe përkushtimin që duhet për të arritur në industrinë e aktrimit. Duke komentuar postimin e Access Hollyëood në Instagram rreth reagimit të Patti LuPone ndaj Kardashian, Stone iu referua teorisë së autorit Malcolm Gladëell se duhen 10,000 orë praktikë për të zotëruar çdo aftësi.

“Aktrimi mund të mos jetë një operacion në tru, por ne e vlerësojmë artin tonë. Ne studiuam, vuajtëm, vuajmë akoma për të, punuam 10 mijë orë në ditë,"-tha aktorja. 

Kim Kardashian më parë është shfaqur në role të vogla në televizion, por ky do të jetë roli i saj i parë i madh në aktrim.

sharon stone kim kardashian

Sondazh

Poll