Art&Argëtim

FOTOT/ E veshur si nxënëse, Madonna shoqërohet në koncertin e pianos nga partneri i ri 29-vjeçar

'Mbretëresha e popit' ka postuar disa foto në Instagram ku së bashku me të dashurin e saj të ri Josh Popper, shihen në konceritn e pianos në New York.

27 Prill 2023, 12:25 Nga f.i
FOTOT/ E veshur si nxënëse, Madonna shoqërohet në koncertin
Madonna dhe Josh Popper

SHBA- Pasi bënë lidhjen e tyre publike, Madonna ka ndarë me fansat një foto tjetër krah partnerit të saj 35 vjet më të ri. 'Mbretëresha e popit' ka postuar disa foto në Instagram ku së bashku me të dashurin e saj të ri Josh Popper, shihen në konceritn e pianos në New York, shkruan Dailymail.

Në foto 64-vjeçarja shihet se i është përshtatur Popper, ku e veshur si nxënëse ecën në korridoret e koncertit të pianos nga motrat Katia dhe Marielle LaBeque.

Lidhja e Madonnës me Josh Popper u zbulua një muaj më parë nga media britanike ‘Daily Mail’. Popper është një sportist 29-vjeçar, 35 vite më i ri se artistja. Ai është një ish-futbollist i ekipit të Arizona Cardinals.

madonna josh popper

Sondazh

Poll