Art&Argëtim

Puthje me vajzën misterioze/ A e tradhëtoi sërish Kadir Dogulu gruan e tij Neslihan Atagul ? Reagon çifti (FOTO)

Pas pamjeve virale në rrjet ka reaguar Neslihan Atagul, e cila sipas burimeve i ka thënë rrethit të saj të ngushtë për imazhet e të shoqit se ishte “një bisedë normale në një ambient të zhurmshëm” dhe se nuk i interesonte thashethemet e tradhtisë.

27 Prill 2023, 11:01 Nga f.i

Puthje me vajzën misterioze/ A e tradhëtoi sërish Kadir Dogulu

TURQI- Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu, çifti i aktorëve turk prej 10 vitesh bashkë dhe 7 vite të martuar, janë akuzuar herë pas here për pabesi vitet e fundit. Edhe këtë herë aktori Kadir Dogulu akuzohet se e ka tradhëtuar sërish bashkëshorten e tij, pasi disa pamje ku aktori puth dhe përqafon një vajzë tjetër janë shpërndarë në rrjet. Madje në mediat vendase aludohet se Dogulu mendohet të ketë një martesë fetare me vajzën në fotot e publikuara.

Dogulu, i cili shkoi në Alaçatı për të parë koncertin e mikut të tij të ngushtë Murat Dalkılıç gjatë festës, u pa shumë i afërt me një grua tjetër. 

Puthje me vajzën misterioze/ A e tradhëtoi sërish Kadir Dogulu

Pas pamjeve virale në rrjet ka reaguar Neslihan Atagul, e cila sipas burimeve i ka thënë rrethit të saj të ngushtë për imazhet e të shoqit se ishte “një bisedë normale në një ambient të zhurmshëm” dhe se nuk i interesonte thashethemet e tradhtisë. Gjithashtu një deklaratë ka ardhur edhe nga Kadir Dogulu, i cili tha se kishte shkuar për të vizituar një mikun e tij të ngushtë së bashku me gruan e tij Neslihan Atagul. 

"Unë mendoj se ky person që përhapi këto imazhe në këtë mënyrë është dikush që do të më prishë imazhin, por nuk mundi dhe u soll në këtë mënyrë. Atë ditë fola me 80 veta pervec asaj gruas se gjorë, bej muhabet me këdo qe dëshiron të flasë me mua, "-u shpreh aktori.

kadir dogulu

Sondazh

Poll