Art&Argëtim

Tradhëtinë e ktheu në karrierë, Shakira merr çmimin 'Gruaja e Vitit'

Tradhëtia nga ish-partneri i saj ishte peridhua më e vështirë për këngëtaren por në karrierë Shakira vazhdon aritjet e saj ku pritet të shpallet gruaja latine e vitit nga Billboard në festën e Latine Women In Music.

27 Prill 2023, 12:06 Nga f.i
Tradhëtinë e ktheu në karrierë, Shakira merr çmimin
Shakira

SHBA- Shakira pasi kaloi një nga vitet më të vështira në jetën e saj personale, po rikuperohet gradualisht dhe po shijon suksesin profesional. Tradhëtia nga ish-partneri i saj ishte peridhua më e vështirë për këngëtaren por në karrierë Shakira vazhdon aritjet e saj ku pritet të shpallet gruaja latine e vitit nga Billboard në festën e Latine Women In Music.

Në një artikull të botuar nga Billboard, revista i referohet të gjitha arritjeve të Shakirës, përveç faktit që ajo ka krijuar një lloj revolucioni femëror dhe ka përfituar nga thyerja e zemrës së saj për të nxjerrë fitime, shkruajnë mediat e huaja.

“Në muajt e fundit, Shakira ka katër këngë në vendin e parë në top-listat latine të Billboard dhe ka thyer 14 Rekorde Botërore Guinness. Superylli kolumbian e ktheu një nga vitet më të vështira të jetës së saj në një rikthim të paprecedentë në muzikë duke hapur zemrën e saj për të na treguar se është në rregull të jesh e pambrojtur,"- vuri në dukje Billboard.

Shakira u nda me partnerin Gerard Pique vitin e kaluar dhe ish-çifti ka dy djem, Milan dhe Sasha, të cilët të dy po qëndrojnë me këngëtaren në Miami. Gjatë gjithë karrierës së saj të suksesshme, Shakira ka shitur më shumë se 90 milionë disqe.

shakira gerard pique

Sondazh

Poll