Art&Argëtim

Reperi Pras Michel rrezikon 20 vite burg, akuzohet për spiunazh

Dyshohet se Michel ka ndihmuar autoritetet e Pekinit të kenë akses te zyrtarët më të lartë të SHBA dhe kontaktet me dy presidentët, Barack Obama dhe Donald Trump.

27 Prill 2023, 09:49 Nga f.i
Reperi Pras Michel rrezikon 20 vite burg, akuzohet për spiunazh
Pras Michel

SHBA- Reperi Pras Michel, dikur fitues i çmimit “Grammy”, është shpallur fajtor për shërbim ndaj Kinës dhe komplot kundër qeverisë amerikane. CNN raporton se Michel rrezikon deri në 20 vite burg.

Reperi u shpall fajtor për komplot, ryshfet të dëshmitarëve dhe derdhje parash nga një mashtrim miliarda dollarësh në Malajzi në politikën amerikane.Sipas aktakuzave, këngëtari dyshohet se ka tentuar të “krijojë lidhje” në emër të qeverisë kineze dhe biznesmenit malajzian Jho Low.

Gjithashtu dyshohet se Michel ka ndihmuar autoritetet e Pekinit të kenë akses te zyrtarët më të lartë të SHBA dhe kontaktet me dy presidentët, Barack Obama dhe Donald Trump.

Michel dëshmoi javën e kaluar se biznesmeni malajzian Jho Low e pagoi reperin 20 milionë dollarë në vitin 2012, në mënyrë që të bënte një fotografi të tij me Obamën. Më pas prokurorët pretenduan se Michel përdori 800 mijë dollarët për të financuar fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan përmes një sërë donatorësh.

Në mbrojtjen e tij, Michel dëshmoi se ai kurrë nuk i përdori paratë në drejtimin e Low, por përkundrazi i shihte ato si paratë e tij që ai mund t'i shpenzonte si të donte. Prokurorët thonë gjithashtu se Michel mbrojti ekstradimin e një disidenti kinez, Guo Wengui, në emër të qeverisë kineze.

pras michel

Sondazh

Poll