Art&Argëtim

VIDEO/ Skena e "Eurovizion 2023" zbulohet nga Mbreti Charles dhe Camilla

Çifti mbretëror zbuloi për publikun skenën e garës muzikore evropiane të Eurovizionit të këtij viti, e cila që do të zhvillohet në M&S Bank Arena në Liverpool.

27 Prill 2023, 12:52 Nga f.i
VIDEO/ Skena e "Eurovizion 2023" zbulohet nga Mbreti Charles dhe
Mbreti Charles dhe Camilla

BRITANI E MADHE- Këtë vit skena e spektaklit të Eurovizion është zbuluar nga Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Eurovizion çifti mbretëror zbuloi për publikun skenën e garës muzikore evropiane të Eurovizionit të këtij viti, e cila që do të zhvillohet në M&S Bank Arena në Liverpool.

Gjatë vizitës së tyre në sallën e madhe ku do mbahet festivali, ata janë takuar me Mae Muller, ekipin krijues të eventit dhe mikpritësit Julia Sanina dhe Hannah Waddingham. Në pamjet e publikuara bota numëroi mbrapsht dhe Charles dhe Camila prekën butonin për të ndeyur dritat e skenës mbresëlënëse. Camilla zgjodhi një veshje blu dhe Mbreti  mbajti si gjithmonë të njëjtat kombinime ngjyrash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Britania do të jetë mikëpritësja e Eurovizionit të 67-të këtë vit në emër të fituesit të vitit të kaluar, Ukrainës. Eurovizion 2023 do të zhvillohet në Liverpool, pasi dy gjysmëfinalet do të mbahen më 9 dhe 11 maj dhe finalja e madhe të shtunën më 13 mars.

eurovizion 2023

Sondazh

Poll