Art&Argëtim

Angelina Jolie dhe djali i saj shkojnë në Shtëpinë e Bardhë

Aktorja dhe djali i saj ishin të ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Joe Biden për çiftin presidencial të Koresë së Jugut.

27 Prill 2023, 16:04 Nga k.m.
Angelina Jolie dhe djali i saj shkojnë në Shtëpinë e
Angelina Jolie dhe Maddox

SHBA- Angelina Jolie dhe djali i saj Maddox ishin ndër personalitetet që morën pjesë në darkën e Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Këtë vit, Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill pritën presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dhe gruan e tij Kim Keon-hee për të festuar 70-vjetorin e aleancës së SHBA-së me Republikën e Koresë së Jugut.

Maddox - të cilin aktorja e adoptoi nga Kamboxhia në vitin 2002 - ka studiuar në Korenë e Jugut për biokimi. 

Angelina shoqëroi djalin e saj në Korenë e Jugut për kolegj në gusht 2019. Ata vizituan fillimisht shkollën, si dhe kampuset e tjera në Korenë e Jugut, në fund të 2018. Megjithëse ai u "pranua në universitete të tjera", Maddox përfundimisht vendosi që Yonsei ishte i përshtatshëm për të. Së bashku me orët e tij të biokimisë, Maddox "studonte gjuhën koreane".

Për shkak të pandemisë, Maddox ndërpreu studimet jashtë vendit dhe i vazhdoi ato online.

maddox angelina jolie

Sondazh

Poll