Politike

Posteri i Këlliçit/ Rama: Ofendim përtej dëftesës që i mungon! Njeri që është kthyer në maskë për non-gratan

Rama tha se ky është gjest që nuk i bën përshtypje ndërsa Sali Berishën e quajti 'zorrë qorre'.

26 Prill 2023, 10:13 Nga f.m;f.g
Posteri i Këlliçit/ Rama: Ofendim përtej dëftesës
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e quajti "ofendim" posterin e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi që zgjodhi të prezantonte strategjinë kundër korrupsionit, me dy gishtat e mesit. Rama tha se ky është gjest që nuk i bën përshtypje ndërsa Sali Berishën e quajti 'zorrë qorre'.

Pyetje: Jo, nuk e dimë nëse keni një koment për posterin e Këlliçit?

Edi Rama: Është një ofendim, përtej dëftesave të shkollës që u mungojnë, përtej gishatve të mesit që ua ngatërrojnë vendin. Nuk më bëjnë përshtypje sepse këta njerëz janë vënë në dispozicion për zorrën qorre, një maskë për non-gratan. Për zorrën qorre që e ka bërë Shqipërinë një shqetësim. Mund të mos kesh dëftesën, punë e madhe fort. Këto jan gjëra që i kalojnë, por t'i japësh fytyrën surretërve të të shkuarës për të marrë peng të ardhmen e vendit për halle personale, kjo është e papranueshme./Dosja.al

edi rama belind këlliçi posterat e belind kellicit

Sondazh

Poll