25 Prill 2023, 22:23
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Ramës në lidhje me "premtimin" që ai i bëri qytetarëve nëse votojnë kandidatët e djathtë se nuk do të marrin asnjë fond nëse zgjidhen në krye të bashkive. Në fjalën e tij në emisionin "Log.", Berisha tha se Rama sillet sikur paratë, i ka të trashëguara.
“Nëse ti përdor fondet e qeverisë ajo është një garë më e pabarabartë. Po nuk votuat nuk ka fonde. Sikur i ka fondet e të atit xhelat, jo taksat e qytetarëve,”- deklaroi Berisha.
Po ashtu, Berisha shtoi se fitorja e opozitës në këto zgjedhje është e sigurt për shkak se kryeministri Edi Rama ka përpara një revolucion.
“Ata kanë detyra dhe merren vetëm me qytetarët. Ata do flasin për qytetarët. Për programet e tyre. Kjo është një zgjidhje shumë e drejtë. Ata janë përqendruar muaj të tërë në dëgjesa për problemet e qytetarëve. Tani ata kanë bërë llogaritje. Nuk merren me Edi Ramën dhe as me kundërshtarët e tyre në luftë gjelash, Kjo është fushata që bëhet. Unë jam i deyruar të merrem me problematikat e mëdha të vendit për të gjitha bashkitë dhe komunat si shpopullimi, dëshpërimi masiv dhe varfëria. Është e tmerrshme, Vetëm 20% e atyre që janë në nevojë për ndihmë ekonomike, marrin ndihmë ekonomike. U kërkohet të jenë korrekt me shtetin sikur duhet të jenë ata që kanë. Fitorja është e sigurt. Ky është një revolucion. Kemi të bëjmë me një diktaturë krimi, droge dhe vjedhje,”- u shpreh Berisha.
Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka kërcënuar me ndërprerje fondesh nga ana e qeverisë, për të gjitha Bashkitë që në 14 Maj do të vendosin që të zgjedhin për drejtues të tyre përfaqësuesit e opozitës, ndaj të cilëve nuk harroi të përdorte edhe epitete denigruese.
“Dhe po ju them dhe një gjë tjetër dhe po ja u them shumë troç. Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë qeverinë. Ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mundet kurrë të na vënë përpara faktit të kryer medemek në emër të votës dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur non grata jo nga unë, jo nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA,"-tha Rama.
sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
25 Prill 2023, 22:17
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari, ...
Politike
25 Prill 2023, 22:16
k.m.
Ilir Rusmajli dhe Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për shkarkimin e Ilir Rusmajlit nga posti ...
Politike
25 Prill 2023, 22:06
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes nësë do të pranojë r...
Politike
25 Prill 2023, 21:49
k.m.
Andi Bushati
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka shtuar një pyetje në rrjetet e tij sociale. Me anë të një postimi në...
Politike
25 Prill 2023, 20:39
k.m.
Edi Rama
DIVJAKË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi fushatën elektorale para zgjedhjeve të 14 majit në Divjakë. ...
Politike
25 Prill 2023, 20:17
A.B
Takimi
SHIJAK-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ishte i pranishëm sot në Shijak, ku prezantoi kandidatin e koalicionit &ld...
Politike
25 Prill 2023, 19:34
A.B
Posteri
TIRANË- Partia Socialiste i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me vendosjen e posterave elektorale. Ishte s...
Politike
25 Prill 2023, 17:49
f.m;a.b
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij të fushatës. Teksa ishte sot në Fier, ai prezantoi një grua të ekipit, e ci...
Politike
25 Prill 2023, 17:31
A.B
Luan Baci
FIER- Kreu i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi deklaroi se Bato Dalipaj, punonjësi i Bashkisë së Patosit, &eum...
Politike
25 Prill 2023, 16:38
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Be...