Politike

Rama për Berishën e Metën: Drejtësia vonon por nuk ka shanse të harrojë njerëz si ju!

Në pyetje përgjigjet me gazetarët, Rama tha se rrogat po rriten dhe qeveria po punon për njerëzit, ndërsa nuk pranoi krahasim me dy kundërshtarët e tij.

26 Prill 2023, 10:00 Nga f.m;f.g
Rama për Berishën e Metën: Drejtësia vonon por nuk ka shanse
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të vonojë koha kur drejtësia të merret me liderët e opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta. Rama tha se qytetarët duhet të votojnë vetëm PS ose të mos dalin të votojnë, referuar deklaratës së djeshme duke thënë se "qytetarët duhet të mendohen mirë kë votojnë". Në pyetje përgjigjet me gazetarët, Rama tha se rrogat po rriten dhe qeveria po punon për njerëzit, ndërsa nuk pranoi krahasim me dy kundërshtarët e tij. Kur gazetarët e pyetën ai tha me ironi "edhe ata mbjellin pemë". 

Pyetje: Ju thatë dje që nëse nuk votojnë PS-në, të mos dalin të votojnë, a është etike?

Edi Rama: Unë u kam thënë qytetarëve që të mendojnë mirë se kë dëshirojnë të marrin në punë në katër vitet e ardhshme. 

Pyetje: Keni evidentuar zona problematike ju si PS, sa i takon një acarimi gjatë ditës së zgjedhjeve? Si do të veprohet?

Edi Rama: Historitë e kërcënimeve janë të njohura dhe keni parë që e vetmja pasojë që kanë sjellë është ndryshkja e dhëmbëve të atyre që përdorin dhëmbët për të bërë kërcënime.

Pyetje: Duam t'i rikthehemi edhe njëherë kundërshtarit tuaj politik. Ju thoni që nuk konsideroni Berishën dhe Metën si kundërshtar, por në postera ke këto dy figura. Nga ana tjetër e krahasoni veten me Berishën e 10 viteve më parë. Ju duket e drejtë që premtoni gjëra më mirë se viti 2013?

Edi Rama: Ju nuk më paskeni ndjekur me vëmendje, unë nuk bëj asnjë krahasim sepse është një ofendim për mua dhe socialistët që të bëjë krahasime me non-gratën apo një zorre qorre që Shqipëria po e adreson, por që duhet ta operojë. Rrogat po rriten sot, sot që flasim. Që Shqipëria duhet të kishte rrugën 900 euro pas pandemisë dhe kësaj krize nuk do ta mendonte njeri. Posteri është thjesht e tashmja dhe e shkuara. Ne nuk zgjedhim kundërshtarët tanë, këtë gjë e bën vota. Ka një pjesë të njerëzve që vijojnë të zgjedhin akoma këta njerëz. Duhet ditur që drejtësia vonon, por nuk ka shanse që t'i harrojë këta njerëz. Këta njerëz kanë vënë në pikëpyetje dhe kanë arritur që të marrin me vete një sërë shqiptarësh. Vërtet BE-ja nuk ka një normë të shpalljes non-grata të një personi, por të jeni të sigurtë që nuk ka derë që od të hapet pqër këta. Nuk është puna e një fryme, është puna e një historie të dhimbshme. Duhet patjetër të ndëhskohet nga shqiptarët.

Pyetje: Cili kryebashkiak ka punuar më mirë se një ish-kryebashkiak?

Edi Rama: Janë kohë të ndryshme, do ta tregojë vota.

Pyetje: Keni zgjedhur një formë ndryshe për fushatë.

Edi Rama: Për këtë diskutuam, synimi është të arrijmë të mbjellim mbi 25 mijë pemë. Shoh që ka njerëz që tallen me këtë gjë, jo po se politika. Çfarë është politika, zhurmë, rrëmujë për tu kthzer më pas në mbeturina? Jo, është një fushtatë e pastër. 

Pyetje: Duket se ka një pikë të përbashkët mes jush dhe kundërshtarit

Edi Rama: Kanë mbjellë dhe ata pemë?/Dosja.al

edi rama zgjedhjet 2023 fushata 2023

Sondazh

Poll