Politike

Kërcënimi i Ramës për të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit, Berisha: Fatura do shkojë të paktën 1.6 mld euro

Kryedemokrati Sali Berisha tha se pavarësisht çdo vendimi që mund të merret, sërish fatura për Shqipërinë deri më tani është të paktën 1.6 mld euro.

25 Prill 2023, 23:37 Nga k.m.
Kërcënimi i Ramës për të dalë nga Gjykata e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Log.”, kryedemokrati Sali Berisha tha se pavarësisht çdo vendimi që mund të merret, sërish fatura për Shqipërinë deri më tani është të paktën 1.6 mld euro.

“Të gjitha çështjet e krijuara para vendimit për daljen shkojnë detyrimisht atje dhe nuk ka asnjë efekt vendimi që merr. Fatura do shkojë të paktën 1.6 mld euro. Janë 12 çështje që presin gjykim atje. E dyta. Rama është një njeri i papërgjegjshëm. Urdhër çfarë do thotë ne Prestigin, çfarë do thotë me Ylli Ndroqin. Ka përzënë nga Porti i Durrësit kontrata 30-vjeçare të kompanisë gjermane dhe malteze.  Pastaj izolim i plotë nga çdo investim i juaj. Kjo që bën Ulësiu është sa për t’i hedhur hi syve shqiptarëve,”-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll