Politike

Rama: Kundërshtarët tanë janë problemet në bashkitë e vendit, synojmë që rrogën minimale ta çojmë 450 mijë lekë

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama u shpreh se vendi po del nga një kthesë e madhe ekonomike dhe se këtë e ka faktuar dhe raporti i Bankës Botërore. 

26 Prill 2023, 09:48 Nga I.A
Rama: Kundërshtarët tanë janë problemet në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kundërshtarët e tyre të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki në vend. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama u shpreh se vendi po del nga një kthesë e madhe ekonomike dhe se këtë e ka faktuar dhe raporti i Bankës Botërore. Rama tha se synimi i tyre është që rroga minimale në vend në vitin 2025 të shkojë në 450 mijë lekë, ndërkohë që theksoi se deri në fund të mandatit 2030 rroga minimale të shkojë në 60 mijë lekë. 

"Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë element dhe po dalim nga një kthesë e madhe nga plani ekonomik, ju i keni ndjekur raportin e fundit të Bankës Botërore dhe përpos analizës së qëndrueshmërisë së ekonomisë fakti që ne jemi në momentin që kemi nisur rritjen e pagave në këto 3 dekada, flet qartë për qëndrueshmërinë e ekonomisë. Prill më prill ka filluar dhe do të përfundojë kurba që do e çojë pagën mesatare në 900 euro dhe fakti që kemi rritjen e pagës minimale të programit elektoral të 2021 dhe të PD të asaj kohe që parashikohej 38 mijë lekë, ne tashmë e kemi 40 mijë lekë dhe në 2025 të shkojë 45 mijë lekë. Gjithashtu pritet që në një kohë deri në fund të mandati 2030 të shkojë në 60 mijë lekë. Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore më 14 maj do të vendoset fuqia e bashkëpunimit mes dy qeverive atyre vendore me qendrore dhe askush nuk mund ta fshehë si struci që fut kokën në rërë se me 14 maj njerëzit duhet që të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë”, tha Rama.

edi rama kryesia e ps 26 prill

Sondazh

Poll