Politike

Fushata në Durrës dhe Elbasan, Berisha: Kandidatët tanë po shënojnë sukses, jemi të sigurt në fitoren e tyre

Sali Berisha tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe është i sigurë që të sigurojnë fitoren. 

25 Prill 2023, 23:44 Nga k.m.
Fushata në Durrës dhe Elbasan, Berisha: Kandidatët tanë po
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike ka zgjedhur që të mos flasë me shifra për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Por, sonte, në emisionin "Log.", kryedemokrati Sali Berisha tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe është i sigurë që të sigurojnë fitoren. 

“Unë mendoj se fushata në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe jemi të sigurtë në fitoren e tyre, Ketë po e ndjen dhe Edi Rama dhe është shumë i tronditur. Po i ndjek me admirim daljet e tyre televizive dhe fushatën që po bëjnë kanë fituar zemrën e qytetarëve. Janë treguar vërtetë kandidatë të qytetarëve,”- u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll