Politike

KQZ letër bashkive për posterat elektoralë: Dërgoni listën e vendeve të lejuara për afishim, merrni masa për përmbushjen e detyrimeve!

Në letrën e KQZ, shkruhet se letra vjen pas denoncimeve të shumta të ardhura në këtë institucion.

26 Prill 2023, 00:01 Nga k.m.
KQZ letër bashkive për posterat elektoralë: Dërgoni
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar letër të gjitha bashkive të vendit, në mënyrë që të përcaktojnë vendet publike ku do të afishohen materialet propagandistike të fushatës elektorale. Në letrën e KQZ, shkruhet se letra vjen pas denoncimeve të shumta të ardhura në këtë institucion. Ndaj dhe kërkohet që Bashkitë të përcaktojnë listën e vendeve të lejueshme për vendosjen e posterave elektoralë.

LETRA E PLOTË:

Duke marrë në konsideratë denoncimet e adresuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike të fushatës elektorale të subjekteve zgjedhore ju risjellim në vëmendje që të merrni masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimit sipas përcaktimeve të nenit 79 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe udhëzimit nr. 6, datë 23.03.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për përdorimin e moterialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë/usfiotës zgjedhore”.

Brenda dy ditëve nga marrja e kësaj shkrese, ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatë zgjedhore. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohet menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj. Gjithashtu sjellim në vëmendje, marrjen e masave të menjëhershme për të hequr materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore nga fushatat zgjedhore të mëparshme. Moszbatimi i detyrimeve të përcaktuara si më sipër vijon, do t'ju ngarkojë me përgjegjësi sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 171 të Kodit Zgjedhor.

kqz zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll