Politike

Rama sqaron kërcënimin për ata që votojnë kundër: S’është presion, por me opozitarët s’ka bashkëpunim në bashki

Rama tha se ky është tregues që nuk do të ketë bashkëpunim. 

26 Prill 2023, 09:54 Nga f,m;f.g
Rama sqaron kërcënimin për ata që votojnë kundër:
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se bashkëpunimi me kundërshtarin e tij, Sali Berishën dhe me aleatin Ilir Meta është i pamundur. I pyetur nga gazetarët për një presion të mundshëm prej tij, kur thotë se nuk do të ketë fonde për kandidatët e opozitës në rast se ata fitojnë bashkitë, Rama tha se ky është tregues që nuk do të ketë bashkëpunim. 

"Unë s’kam folur për kandidatë kundërshtarë as për të opozitës, kam folur për kukullat të një çifti ku kemi një non grata. Cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin kur një individ i shpallur non grata mban damkën e personit që është i padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë ndërveprimin,. S’është presion, por mënyrë për t’ua thënë  drejtpërdrejt njerëzve që do jetë 9i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duam ne po se këta kandidatë s’janë vënë aty për të bërë detyrën, por për të krijuar oaze të luftës politike. Për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar qeveritë vendore si pengje lufte. Si Shkodra për shembull, jo se ne nuk kemi dashur, po se këta kandidatë i përkasin një familje të shthurur politike që nuk kanë dashur kurrë që të qeverisin vendin në mënyrën e duhur. Këta kanë sjellë vetëm degradim. Shkodra është i vetmi qytet ku plehrat rrinë në kazan e nuk mblidhen, njëlloj si dikur para se ne ta kishim pastrimin prioritet. Kemi treguar që dimë çfarë bëjmë, jo se kemi bërë gjithçka në rregull por se kemi vullnetin. Vendi ynë s’ka qenë kurrë më i respektuar, më i fuqishëm e më i vlerësuar në rajon por jo vetëm. Siç hoqa unë apendicitin duhet të heqin këtë zorrë qorre. “- tha Rama./Dosja.al

edi rama sali berisha ilir meta fushata 2023

Sondazh

Poll